E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin në vend të saj të Klodiana Spahiut.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.

Sala u dorëhoq nga detyra më 2 shtator, pas një viti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të disa angazhimeve ndërkombëtare në fushën e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit.

Një ditë pas dorëheqjes së Salës, kryeministri Edi Rama propozoi Klodiana Spahiu për të marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë.

Lini një koment