Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBegaj në Itali, pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Itali, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në mbështetje të ekipit shqiptar të sportistëve.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj u prit nga homologu i tij italian, Sergio Mattarella, si dhe nga Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Me ftesë të Presidentit Mattarella, kreu i shtetit shqiptar ndoqi nga tribuna ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit të këtij viti të Lojërave Mesdhetare.

Shqipëria përfaqësohet në “Taranto 2026” me 71 sportistë, të cilët do të garojnë në 17 disiplina sportive. Në ekipin shqiptar bëjnë pjesë edhe sportistë me rezultate të rëndësishme në arenën europiane dhe ndërkombëtare.

Ky edicion i Lojërave Mesdhetare merr një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi edicioni i ardhshëm do të zhvillohet në Shqipëri dhe Kosovë, me Kosovën si flamurmbajtëse.

Vizita e Presidentit Begaj në Itali vjen në kuadër të mbështetjes së delegacionit shqiptar dhe promovimit të bashkëpunimit sportiv mes dy vendeve.

Lini një koment