Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBegaj përshëndet Konferencën e 8-të me BE-në: Moment historik për integrimin e Shqipërisë

Begaj përshëndet Konferencën e 8-të me BE-në: Moment historik për integrimin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur mbrëmjen e kësaj të marte, më 26 maj, Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e cila hap zyrtarisht rrugën për fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

Kreu i Shtetit e cilësoi atë si një tjetër “moment historik” në rrugëtimin e pakthyeshëm evropian të Shqipërisë.

“Integrimi evropian është projekt kombëtar, është aspirata e brezave të shqiptarëve për një Shqipëri më demokratike, më të drejtë, më të zhvilluar dhe më dinjitoze në familjen evropiane”, theksoi Begaj në mesazh, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë arritje të rëndësishme.

“Rruga vazhdon me më shumë besim, përgjegjësi dhe përkushtim”, shprehet Kreu i Shtetit për procesin e mbetur drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

/tvklan.al

Lini një koment