Bella Hadid uron motrën e saj Gigi për ditëlindjen me foto retrospektive
Më 23 prill, Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 31-të, ndërsa motra e saj më e vogël, Bella Hadid, shprehu dashurinë për të në një mënyrë të veçantë.
Bella publikoi në Instagram një koleksion fotosh të vjetra, që përmbledhin momente të ndryshme nga jeta e tyre së bashku. Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi: “Gëzuar ditëlindjen shoqes time më të mirë❤️”.
Në këtë koleksion shfaqen fotografi të fëmijërisë së tyre, si në momentet kur janë në plazh duke pirë smoothie, gjatë një drekë në një stallë ku përgatiteshin për të bërë kalërim, deri te imazhe më të fundit nga evente si US Open dhe prapaskenat e shfaqjeve të modës.
Një nga fotografitë më të ëmbla tregon Gigin duke ushqyer Bellën me qumësht kur kjo e fundit ishte akoma foshnjë. Në një tjetër imazh, dy motrat shihen para një muri me kopertina të revistës Harper’s Bazaar ku ato kanë qenë protagoniste.
Në vazhdim të mbishkrimit, Bella përshkruan Gigin me fjalët: “Zemra ime, mentorja ime, motra ime, vendi im i lumtur, përgjithmonë. Faleminderit që më ke mësuar. Faleminderit që më do. Çdo vit që kalon bëhesh më e jashtëzakonshme, e mençur, e bukur dhe e veçantë. Jam e bekuar që jam motra jote dhe të shoh duke përballuar jetën me një mënyrë kaq të bukur, më bën shumë krenare. Të dua aq shumë sa më dhemb, vogëlushja ime!
Në komentet, Gigi i ktheu përgjigje me fjalët: “Të dua pulëz e ëmbël.” Po ashtu, vëllai i tyre më i vogël, Anwar, shtoi: “@gigihadid TË DUAM SHUMË MOTËR! 🥲🥲🥲🥲🥲🥲”.
Me kalimin e viteve, motrat Hadid kanë krijuar traditë të postojnë dedikime të ëmbla njëra për tjetrën në ditëlindjet e tyre, dhe kjo pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.