Berisha i shqetësuar për sigurinë e vendit: Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës
Departamenti i Sigurisë në Partinë Demokratike ka zhvilluar këtë të premte, më 15 maj, një tryezë të hapur diskutimi mbi sfidat e sigurisë dhe rendit në Shqipëri, me temën: “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se Shqipëria është vendi më i pasigurt në botë, pas Haitit.
“Në një shtet, në një vend, në një shoqëri, asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa siguria e qytetarit, siguria e jetës, siguria e pronës, siguria e veprimtarisë së tij. Në rast se e shohim qytetarin shqiptar në raport me sigurinë e jetësë, me sigurinë e pronës, me sigurinë e veprimtarisë së tij, me sigurinë e të dhënave të tij personale, e ushqimeve që ha, e ilaçeve që merr, unë mund t’ju them ju i sigurtë se pas Haitit, nuk ka qytetarë më të pasigurt në botë se sa qytetarët shqiptarë. Pas Haitit.
Por qytetari shqiptar, për të garantuar sigurinë e tij, largohet nga vendi më i pasigurt në Evropë që është Shqipëria, dhe kudo që shkon, shkon në një vend të sigurt.”, shtoi ai.





Mes të tjerash, lideri demokrat e konsideroi vendin tonë, si narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
“Çka do të thotë se shteti është i kapur tërësisht, është në kthetrat e mafias së drogës”, shtoi ai.
Lajmi në përditësim…
