E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBerisha: Qeveria po e përdor procesin e integrimit me mashtrime dhe censurë

Berisha: Qeveria po e përdor procesin e integrimit me mashtrime dhe censurë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit europian po e ndërton mbi mashtrime, manipulime dhe fshehje të së vërtetës.

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime, manipulime, censurë, fshehje të të vërtetave. Ky është dallimi që ekziston mes nesh dhe jush”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe te zhvillimet e fundit në Bruksel, duke deklaruar se gjatë pesë muajve të fundit ka pasur debate intensive për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit.

“PD ka deklaruar në atë kohë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter veç atij gjeopolitik, por mbështesim integrimin në BE. Gradualisht, ju faktuat ato që ne kishim thënë për ju. Faktuat me vepra konkrete se jeni jo për integrimin, por plaçkitjen, pasurimin e paligjshëm të shqiptarëve. Ky 5-mujor, ka qenë 5-mujori i interesit maksimal i debateve më intensive në Bruksel për Shqipërinë”, u shpreh kreu i PD.

Deklaratat e Berishës vijnë në vijim të përplasjeve të vazhdueshme politike mes opozitës dhe mazhorancës mbi procesin e integrimit europian dhe progresin e vendit në përmbushjen e kritereve të Bashkimit Europian.

Lini një koment