Berisha: Shqipëria ka nevojë për minimumin jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp u ndal te gjendja sociale dhe ekonomike e vendit, duke theksuar nevojën për masa në mbrojtje të qytetarëve.
Ai kërkoi vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, si një mënyrë për të lehtësuar barrën e shtresave më të varfra.
“Shqipëria ka nevojë për vendosjen e minimumit jetik. Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë,” u shpreh Berisha.
Në vijim të fjalës së tij, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë të paligjshëm dhe pa legjitimitet:
“Ky njeri nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale. Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë. Nuk është legjitim për shkak të instalimit të narko-shtetit në Shqipëri dhe diktaturës autoritare.”
Berisha përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke thënë se Rama nuk mund të mbajë një fjalim pa përdorur gjuhë fyese:.
“Nuk mund të ketë një fjalim të tij, në qoftë se ose nuk fillon me hale, ose nuk mbyllet me hale. E ka të pamundur! Ky ka ngelur në fazën e kompleksit anal. Si mund ta shpjegoj ndryshe?”
Ai kërkoi gjithashtu subvencionimin e qirave për familjet në nevojë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria ka nevojë urgjente për vendosjen e minimumit jetik. Të dhënat e fundit mbi kërcënimin e urisë janë kambanat më alarmuese, të cilët kërkojnë para së gjithash vendosjen e minimumit jetik dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha ushqimet bazë. Kërkojnë subvencionimin e qirave strategjike nga narko-eurot dhe narko-dollarët. Kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i cili ka humbur çdo legjitimitet. Nuk është legjitim për shkak të farsës elektorale. Nuk është legjitim për shkak të mbrojtjes së korrupsionit dhe vjedhjeve që ka bërë”, tha Berisha.