E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Bota›BERLIN – Humbja e republikanëve në Kongres, Gjermania kërkon të forcojë marrëdhëniet me të dyja partitë amerikane

BERLIN – Humbja e republikanëve në Kongres, Gjermania kërkon të forcojë marrëdhëniet me të dyja partitë amerikane

BERLIN, 4 nëntor /ATSH-DPA/- Koordinatori i qeverisë gjermane për marrëdhëniet me SHBA-në, Metin Hakverdi pret që humbja e kontrollit të të dy dhomave të Kongresit amerikan nga republikanët të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat politikë në Uashington.

“Amerika ka zgjedhur ndryshimin”, tha Hakverdi, deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD), e cila është e pozicionuar në qendrën e majtë.

Megjithatë, ai paralajmëroi se presidenti Donald Trump do të vazhdojë të ketë kompetenca të konsiderueshme kushtetuese, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

Sipas Hakverdit, rezultatet e zgjedhjeve treguan se sa shpejt mund të ndryshojë balanca e pushtetit politik, edhe në zonat që tradicionalisht konsideroheshin bastione të sigurta të republikanëve.

Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane të ruajë marrëdhënie të afërta me të dyja partitë politike amerikane, si dhe me grupe të ndryshme të shoqërisë amerikane.

“Ne nuk duhet t’i kufizojmë kontaktet tona vetëm te njëra palë e spektrit politik”, theksoi ai.

Hakverdi nënvizoi gjithashtu nevojën që Gjermania të forcojë më tej kapacitetet e saj mbrojtëse dhe konkurrueshmërinë ekonomike.

“Ne nuk duhet ta bëjmë sigurinë dhe suksesin tonë ekonomik të varur nga rezultatet e zgjedhjeve në SHBA”, deklaroi ai.

“Që tani mund të themi se këto zgjedhje ishin historike”, shtoi Hakverdi, duke përmendur zgjedhjen e gruas së parë nga popullsia indigjene në postin e guvernatores së Nju-Meksikos dhe të gruas së parë me ngjyrë në postin e guvernatores së Xhorxhias. /

Lini një koment