Besnik Tahiri: Pr/ligji për Specialen tashmë është në Qeveri, e ka mbështetjen tonë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka konfirmuar pas takimit të Kryesisë së Kuvendit se nisma ligjore e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara tashmë është në Qeveri, dhe se Aleanca e mbështet PDK-në në këtë nismë.
Tahiri ritheksoi nevojën që Kuvendi të ketë një deklarim politik — një deklaratë apo rezolutë që do të dënonte vendimin dhe do të kërkonte drejtësi për katër ish-udheheqësit e UÇK-së në Hagë.
“Aleanca në këtë takim e ritheksoi atë që e ka thënë para tre ditëve, nevojën që Kuvendi i Kosovës të ketë një deklarim politik, deklarata për Rezolutë që do të dënonte, dhe në të njëjtën kohë do të kërkonte drejtësi për katër çlirimtarët tanë në Hagë”, tha Tahiri.
Të enjten partitë ranë dakord për një deklaratë të përbashkët kundër vendimit të Dhomave të Specializuara, ndërsa të hënën Kuvendi pritet të mblidhet për të votuar deklaratën.
Burimi: Klan Kosova.