Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaKosova“Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

“Besojmë në pafajësinë e tyre”, Kurti flet për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur edhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, duke shprehur bindjen e tij në pafajësinë e tyre.

Kurti ka thënë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë çlirimtare dhe se, sipas tij, asnjë proces gjyqësor nuk mund ta dëmtojë apo njollosë atë.

“Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës, bartëse dhe organizatore e së cilës ishte UÇK-ja, është luftë e drejtë çlirimtare dhe nuk ka proces gjyqësor, as në vend e as jashtë tij, që mund ta njollosë UÇK-në. Shpresojmë më të mirën dhe dëshirojmë të na kthehen në Kosovë të lirë. Besojmë në pafajësinë e tyre”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu ka theksuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk ndërlidhet me negociatat politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Lini një koment