Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaSportiBilardo, Besar Spahiu shpallet Kampion Kombëtar për vitin 2026

Bilardo, Besar Spahiu shpallet Kampion Kombëtar për vitin 2026

Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit organizoi në Tiranë Kampionatin Kombëtar të Bilardos në disiplinën 8-Gurë.

Në finalen e madhe të kampionatit u përballën Besar Spahiu dhe Ernesto Gjoni, duke dhuruar një sfidë spektakolare për sportdashësit e bilardos.

Kampion Kombëtar për vitin 2026 u shpall Besar Spahiu, sportist i ekipit të Tiranës, i cili triumfoi dhe ngriti trofeun e kampionit.

Vendin e dytë e meritoi Ernesto Gjoni, përfaqësues i Besëlidhjes Lezhë.

Në vendin e tretë u renditën Ermal Dyli nga Durrësi dhe Julian Xhafa i Apolonisë Fier.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit, Edmond Loku, trajneri i KS Tirana, Ylli Gordani, si dhe prof. Roland Panozaqi, i cili dorëzoi kupën për kampionin Besar Spahiu.

Lini një koment