E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bllokimi i pagave, kreu i Gjykatës së Lartë shkresë ministrit të Financave, Petrit Malaj

Bllokimi i pagave, kreu i Gjykatës së Lartë shkresë ministrit të Financave, Petrit Malaj

Kreu i Gjykatës së Lartë i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Financave pas bllokimit të pagave të gjyqtarëve në Thesarin e Shtetit. Në dokument, kryetari i Gjykatës së Lartë kërkon ndërhyrje për zhbllokimin e situatës, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përcakton mënyrën e re të përllogaritjes së pagave të magjistratëve.

Në shkresë argumentohet se moszbatimi i vendimit të Kushtetueses dhe pengimi i pagesave po sjellin pasoja të drejtpërdrejta për funksionimin e institucioneve të drejtësisë, ndërsa Ministrisë së Financave i kërkohet të marrë masa për garantimin e ekzekutimit të pagave

Shkresa e plotë

Lini një koment