Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin gjatë tubimit të djeshëm, policia gjobit 23 protestues me nga 5 mijë lekë
Policia e Shtetit njoftoi se ka vendosur 23 masa administrative ndaj protestuesve që gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, masat u vendosën në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, dhe për secilin prej protestuesve u plotësua procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes administrative.
Policia bën me dije se bllokimi i rrugës vijoi pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, të bëra nëpërmjet megafonit, për lirimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.
Për secilin prej 23 protestuesve, siç njofton Policia e Shtetit, është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë.