Blushi: Çështja e lobimit, montim politik
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi deklaron se SHBA kanë rrëzuar zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm ndaj Ilir Metës për një fotografi me Presidentin Donald Trump.
Në konferencën për mediat, Blushi tha se Meta nuk ka shkelur kurrë ligjet shqiptare dhe ligjet amerikane dhe se asnjëherë nuk ka bërë një lobim të paligjshëm.
Blushi thotë se arrestimi i Metës ishte politik në mënyrë që PS të manipulonte zgjedhjet.
Sekretari i Përgjithshëm i PL shpreh bindjen se çdo akuzë e ngritur ndaj Metës do të rrëzohet, pasi sipas tij, ato janë ngritur duke u bazuar në manipulime dhe mashtrime.
Klan News
/tvklan.al