E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BM & IRLANDË – Mesazhe kërcënuese, por jo të besueshme, dërgohen në shumë shkolla

BM & IRLANDË – Mesazhe kërcënuese, por jo të besueshme, dërgohen në shumë shkolla

LONDËR, 11 nëntor /ATSH-AFP/ – Shkolla të shumta në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë morën sot mesazhe kërcënuese, njoftoi policia.

Ajo theksoi se po i trajtonte këto incidente si “alarm të rremë”.

Policia në Irlandën e Veriut deklaroi se po heton “email-e kërcënuese” të dërguara në më shumë se 300 shkolla, me origjinë nga një burim “jashtë Mbretërisë së Bashkuar”.

Kërcënime të ngjashme u morën nga shkollat edhe ​​në Skoci.

Në Irlandë, mesazhe të tilla iu dërguan “një numri shkollash”, theksoi policia.

Ajo shtoi se “ky kërcënim nuk është i besueshëm dhe nuk rekomandon” asnjë evakuim./ a.jor.

Lini një koment