E premte, 15 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiBoks, Jurgen Uldedaj sërish në ringun më të lartë botëror

Boks, Jurgen Uldedaj sërish në ringun më të lartë botëror

Më 30 Maj 2026, kampioni shqiptar i botës në IBO, Jurgen Uldedaj, rikthehet në arenën legjendare “OVO Arena Wembley” në Londër, për të mbrojtur titullin e tij të botës ndaj amerikanit të pamposhtur Muhsin Cason.

Një sfidë gjigante. Një natë historike. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë.

Nga rrugëtimi i tij plot sakrifica, disiplinë dhe përkushtim, Jurgeni ka arritur të ngrejë flamurin kuqezi në majat e boksit profesionist botëror, duke bashkëpunuar me promotorët më të mëdhenj si Matchroom Boxing, Queensberry Promotions dhe tashmë BOXXER.

Sot ai nuk futet në ring vetëm si kampion bote, por si simbol i krenarisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Lini një koment