Bordi i Paqes pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë, vlerëson kontributin e Kosovës
Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitetet e planifikimit të operacioneve të misionit në Gazë.
Në njoftim theksohet se kontributi i Shqipërisë u shtohet atyre të Kosovës dhe Marokut. Këto kontribute konsiderohen të rëndësishme për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit të Gazës.
Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë.
Ceremonia e nënshkrimit është zhvilluar në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.