E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, shitet 205 lekë për litër, benzina në 164 lekë

Bordi ul me 3 lekë çmimin e naftës, shitet 205 lekë për litër, benzina në 164 lekë

Bordi i Transparencës ka ulur me 3 lekë për litër çmimin e naftës dhe të benzinës, krahasuar me vendimin e djeshëm, siç njofton Shqiptarja.com.

Nga sot, 11 nëntor 2026, në orën 18:00, nafta me pakicë do të shitet 205 lekë për litër (nga 208 lekë), ndërsa benzina Standard Euro me pakicë 164 lekë për litër (nga 167 lekë).

Gazi i lëngshëm për automjetet ulet në 73 lekë për litër, nga 75 lekë (një ulje prej 2 lekësh për litër).

Për shitjen me shumicë, nafta zbret në 192 lekë për litër (nga 195), ndërsa benzina Standard Euro në 151 lekë për litër (nga 154).

Lini një koment