Brad Stevens shpallet Drejtuesi i Vitit 2025-26
Brad Stevens është emëruar Drejtuesi i Vitit për sezonin 2025-26, duke fituar çmimin për herë të dytë pas titullit të tij në sezonin 2023-24. Ai është i 12-ti në histori që arrin të fitojë këtë vlerësim më shumë se njëherë që nga themelimi i tij në sezonin 1972-73.
Sipas nba, Stevens ndërtoi një përbërje që përfundoi sezonin e rregullt me bilanc 56-26, rezultatin e dytë më të mirë në Konferencën Lindore. Celtics siguruan një nga dy vendet e para në renditjen për play-off për të pestin sezon radhazi, shifër që përputhet me pesë sezonet e tij në rolin e drejtuesit të basketbollit.
Para se të kalonte në punë drejtuesi, Stevens shërbeu si trajner i skuadrës për tetë sezone. Gjatë 13 viteve me organizatën, Celtics kanë arritur 12 pjesëmarrje në play-off, një tregues i vazhdimësisë konkurruese nën drejtimin e tij.
Votimi për Çmimin Drejtuesi i Vitit u zhvillua nga drejtuesit e ekipeve të ligës, ndërsa numërimi i votave u administrua nga firma e pavarur kontabël Ernst & Young LLP; raporton nba.