Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorBremer: Të luash e fitosh në Botëror është e vështirë pavarësisht se kë ke përballë

Bremer: Të luash e fitosh në Botëror është e vështirë pavarësisht se kë ke përballë

Në një intervistë për mediat, mbrojtësi Gleison Bremer foli për sfidën ndaj Haiti, kundërshtarin e radhës të Brazilit dhe emocionet e të luajturit në një garë kaq të rëndësishme me Seleção-n.

Mbrojtësi i Juventus, u shpreh: “Të luash në Kupën e Botës është gjithmonë e vështirë, pavarësisht se me kë përballesh. Ka variabla kur luan, por ne jemi prapë Brazili”.

“Kjo është Kupa ime e dytë e Botës, është vërtet kulmi i dy viteve shumë të vështira. Kjo thirrje është një shpërblim për qëndrueshmërinë time dhe gjithë punën e palodhur”, u shpreh mbrojtësi.

Në fund, 29-vjeçari brazilian deklaroi: “Jam i kënaqur që jam këtu me Brazilin dhe shpresoj se mund ta fitojmë titullin.”


Lini një koment