E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BRUKSEL – Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

BRUKSEL – Magyar: Mundësitë për marrëveshje mbi buxhetin e BE-së janë pothuajse zero

BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri hungarez, Peter Magyar deklaroi sot se mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxhetin e Bashkimit Evropian janë pothuajse zero, pas diskutimeve me liderët e tjerë evropianë në Bruksel.

Në një reagim në rrjetin social X, pas takimit të nivelit të lartë të BE-së, Magyar bëri të ditur se u kishte paraqitur 26 krerëve të tjerë të shteteve dhe qeverive përparësitë e Hungarisë dhe vijat e kuqe, që qeveria e tij nuk synon të kapërcejë.

Ai theksoi se qëndrimet e shprehura nga liderët rreth tryezës së diskutimeve, ishin të kundërta, duke e bërë thuajse të pamundur një marrëveshje gjatë ditës.

Sipas tij, edhe arritja e një kompromisi deri në Krishtlindje duket e vështirë.

Deklarata pasqyron përplasjet mes vendeve anëtare lidhur me përparësitë e shpenzimeve të ardhshme të BE-së, financimin e politikave të përbashkëta dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve evropiane. /

Lini një koment