E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›BRUKSEL – Von der Leyen: Me Londrën kemi arritur një pikë kthese, synojmë forcimin e marrëdhënieve

BRUKSEL – Von der Leyen: Me Londrën kemi arritur një pikë kthese, synojmë forcimin e marrëdhënieve

BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe kanë hyrë në një fazë të re, duke e cilësuar marrëveshjen për rivendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit, si një pikë kthese në raportet mes palëve.

Gjatë shkëmbimit të parë të deklaratave me kryeministrin britanik, Andy Burnham, në kuadër të samitit BE-BM në Bruksel, Von der Leyen theksoi se të dyja palët, kanë marrë një vendim politik për të thelluar marrëdhëniet dhe se rezultatet e këtij angazhimi tashmë janë të dukshme.

“Jemi në një pikë kthese. Kemi marrë vendimin politik për të forcuar marrëdhënien tonë dhe kjo pasqyrohet në rezultatet e këtij samiti”, u shpreh ajo.

Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian lidhet me procesin e njohur si “reset”, rivendosjen e marrëdhënieve mes Brukselit dhe Londrës pas largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Ky proces synon të përmirësojë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, tregtinë, energjinë dhe çështje të tjera ekonomike e politike. /

Lini një koment