Bundesliga/ Neuer tjetër rekord me Bayern-in
Manuel Neuer do të jetë sot në fushë duke vendosur një tjetër rekord me fanellën e Bayern-it veshur. Në moshën 40 vjeç e 225 ditë, fenomeni gjerman do të jetë lojtari më “i vjetër” që luan për ekipin bavarez në Bundesligë.
40-vjeçari me prezencën e sotme në “MEWA ARENA” të Mainz-it, i merr këtë rekord një tjetër portieri. Më parë ky rekord i përkiste Bernd Dreherit. Ish-portieri kishte luajtur për Bayern0in në moshën 40 vjeç e 198 ditë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.