E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryetarja demokrate Jorida Tabaku priste ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, i cili nuk u paraqit, duke shmangur edhe pyetjet e sikletshme.

“Se është e rëndë, një ministër kërcënon në emër të kryeministrit”, tha Tabaku.

Pak minuta më pas, Gogu u shfaq në Komisionin e Ligjeve, ku opozita mungonte.

“Kërkoj kontroll, jo duartrokitje, se nuk i meritojmë”, u shpreh Gogu.

Nga institucionet e drejtësisë, ishte kreu i KLGJ-së ai që shprehu hapur pakënaqësi për buxhetin e akorduar.

“Për herë të parë me pak se vjet.”, tha Rusi.

“Nuk më rezulton”, tha Manja.

Ulsi Manja tërhoqi vëmendjen te pagat e ulëta për punonjësit e sigurisë brenda perimetrit të gjykatave.

Ndërsa kreu i KLGJ-së kërkoi fonde për 90 asistentë juristë, të cilët do të ndihmojnë në përpunimin e dosjeve të prapambetura.

“Ata nuk mbivendosen”, tha Rusi.

“Na sillni një produkt”, tha Manja

SPAK-u nuk kërkoi fonde shtesë përtej buxhetit të parashikuar për këtë institucion.

Lini një koment