Tuesday, 13 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Champions League/ Sporting Lisbonë shënon fitoren e dytë, Sabah bën historinë dhe merr 3 pikët e para

Champions League/ Sporting Lisbonë shënon fitoren e dytë, Sabah bën historinë dhe merr 3 pikët e para

U mbyllën 2 ndeshjet e para të javës së dytë të Fazës së Ligës së Champions League.

Sporting Lisbonë nuk gaboi dhe mori një tjetër fitore dhe këtë radhë mundi Lens në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 duke shkuar në kuotën e 6 pikëve.

Sporting i Lisbonës e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin, që në minutën e dytë me Luis Suarez duke marrë avantazhin 1-0, një rezultat që qëndroi i tillë deri në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Doumbia shënoi edhe golin e dytë duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës portugeze.

Skuadra debutuese, Sabah bëri surprizën e madhe teksa mundi Slavian e Pragës me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Sabah e zgjidhi këtë ndeshje në 45 minutat e dyta pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Parris në minutën e 49 i dha avantazhin skuadrës vendase, ndërkohë që në 88, Mickels fiksoi shifrat 2-0 për skuadrën e Sabah që bën historinë duke regjistruar fitoren e parë në Ligën e Kampioneve.

Lini një koment