Tuesday, 12 May 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaCilat tema për rininë duhet të jenë në qendër të programeve të partive politike? Jepni mendimin tuaj përmes pyetësorit

Cilat tema për rininë duhet të jenë në qendër të programeve të partive politike? Jepni mendimin tuaj përmes pyetësorit

Kosova vazhdon të jetë një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, me një përqindje të madhe të qytetarëve nën moshën 30-vjeçare.

Kjo strukturë demografike e bën të domosdoshme që temat që lidhen me të rinjtë – si arsimi cilësor, punësimi, zhvillim profesional dhe perspektiva për të ardhmen – të jenë në qendër të programeve politike për zgjedhjet e vitit 2026.

Para zgjedhjeve të 7 qershorit, Telegrafi ka përgatitur një pyetësor për të kuptuar më mirë mendimet e qytetarëve se cilat çështje i konsiderojnë më urgjente për tu adresuar në mandatin e ardhshëm qeverisës e që kanë të bëjnë me rininë.

Pjesëmarrja në këtë PYETËSOR është plotësisht vullnetare dhe përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Lini një koment