Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaÇitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

Çitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas Çitakut, kusht është që Qeveria të marrë përsipër edhe mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ta trajtojë procesin me, siç ka thënë ajo, përgjegjësinë e duhur shtetërore.

“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, do të marrë përsipër mbulimin e plotë të shpenzimeve të mbrojtjes dhe do ta trajtojë këtë proces me përgjegjësinë e duhur shtetërore, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër”, ka deklaruar Çitaku.

Deklarata e saj vjen në kohën kur partitë politike po diskutojnë për hapat e mëtejmë institucionalë lidhur me mbështetjen financiare për mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së, dhe hapat për apelin./Telegrafi.

Lini një koment