E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaVlora Çitaku: Nën presionin e qytetarëve, Albin Kurti u detyrua të tërhiqet nga gara për zgjedhjen e presidentit.

Vlora Çitaku: Nën presionin e qytetarëve, Albin Kurti u detyrua të tërhiqet nga gara për zgjedhjen e presidentit.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se reagimi i publikut dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqej nga tentativa e tij për ta zgjedhur presidentin “me metodën e karatesë” dhe për të përmbysur rendin kushtetues.

Çitaku, në një mesazh të publikuar në rrjetin social Facebook, shkroi se Kurti kishte abuzuar me funksionin e presidentit.

“Po, mbrëmë ai bëri gjithçka që mundi. Doli dhe fyeu presidencën. Albin, presidenti ose presidenti i zgjedhur u drejtohet qytetarëve nga ajo sallë. Jo kryeministri dhe as kandidati i shumicës”, shkroi ajo.

Më tej, Çitaku theksoi: “Shfaqja e mbrëmshme dëshmoi qartë, përmes fjalëve dhe pamjeve, se ju e konsideroni veten autoritetin e vetëm të këtij vendi: njëkohësisht president, kryeministër, ministër, prokuror të përgjithshëm dhe gjithçka tjetër. Një shfaqje e turpshme.” /Telegrafi/

Lini një koment