E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›City kundër Napolit, Doku: Nuk i njoh lojtarët e tyre

City kundër Napolit, Doku: Nuk i njoh lojtarët e tyre

Manchester City dhe Napoli do të dalin në fushë tw martwn në mbrëmje në orën 21:00 për ndeshjen e javës së 5-të të Fazës së Ligës së Kampionëve. Vendasit janë aktualisht midis tetë ekipeve të para në grup dhe synojnë të kualifikohen direkt për raundin e 16-shes.

Napolitanët janë aktualisht në vendin e 27-të në tabelë dhe jashtë çdo pozicioni kualifikues. Të luash në stadiumin Etihad nuk është një gjë e lehtë për askënd, aq më pak për tw kaltwrit e Allegrit, të cilët kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre deri më tani. Megjithatë, Napoli mund të ndihmohet nga një nënvlerësim i përgjithshëm i kundërshtarit të tyre, duke pasur parasysh se të paktën Doku nuk është dukur veçanërisht i njohur me lojën e ekipit të Allegrit.

Anësori belg foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen, por i habiti të gjithë me komentet e tij. “Të jem i sinqertë, unë njoh vetëm De Bruyne. Mendoj se janë një ekip i mirë. Nuk i kam parë shpesh ndeshjet e tyre. Do t’i studiojmë sot dhe nesër, para se të fillojë ndeshja. As nuk e di se nga kush duhet të kem më shumë frikë, tani për tani, nuk wshtw askush nga i cili duhet të kem frikë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment