Sopoti prezanton trajnerin e ri
Vetëm një ditë pas largimit të trajnerit Rrahman Hallaci, që dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat, Sopoti nuk humbet kohë dhe prezanton trajnerin e ri.
Lorenc Pashja do të jetë trajneri i ri i Sopotit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi nga Librazhdi ka zyrtarizuar afrimin e trajnerit 48-vjeçar.
“Klubi i Futbollit Sopoti mirëpret Lorenc Pashjën në drejtimin e ekipit.
Një kapitull i ri nis për ne, me ambicie të qarta për të rritur nivelin sportiv, për të forcuar grupin dhe për të arritur rezultate sa më pozitive.
I urojmë trajnerit Pashja shumë suksese në këtë detyrë të re! Besojmë se përkushtimi, profesionalizmi dhe puna në grup do të jenë çelësi për realizimin e objektivave të klubit dhe për të përmbushur pritshmëritë e sportdashësve librazhdas”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Pashja ka drejtuar më herët Shkumbinin, Luzin dhe Besën gjatë karrierës së tij si trajner.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.