Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiConference League/ Dinamo luan ndeshjen e “jetës” ndaj Pafos, vetëm një mungesë për Dajën

Conference League/ Dinamo luan ndeshjen e “jetës” ndaj Pafos, vetëm një mungesë për Dajën

Dinamo luan të enjten e 27 gushtit, në orën 19:00, ndeshjen e kthimit të Play-off-it të Conference League ndaj Pafos. Sfida që do të luhet “Limassol Stadium” do të përcaktojë skuadrën që do të vijojë më tej në fazën e ligës së kompeticionit.

Barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” ka lënë gjithçka të hapur për kualifikimin. Blutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 79-të me Fadairon, por vetëm 3 minuta më vonë Pafos barazoi nga pika e bardhë me Lele.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja do të provojë me të gjitha forcat e saj për t’u kualifikuar. Blutë nuk do të kenë të gatshëm vetëm Lorran për shkak dëmtimi, gjtihë pjesa tjetër e lojtarëve janë në dispozicion të stafit teknik.

Trajneri Daja kurseu gati gjithë titullarët në kampionat kundër Vorës pikërisht për ndeshjen e nesërme, që mund të konsiderohet ndeshja e “jetës” për kryeqytetasit, të cilët janë vetëm një hap larg fazës së grupeve. Do të ishte një arritje e madhe për Dinamon, jo vetëm sportivisht, por edhe ekonomikisht.

Lini një koment