E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Organizatorët e protestës për rrëzimin e qeverisë Rama janë të dëshpëruar se protesta e 4 korrikut, të cilës iu bashkuan edhe shqiptarët e Diasporës, ishte larg pritshmërive. Sipas tyre, çunat e Diasporës vijnë ditën dhe ikin në Dhërmi, ndërsa protesta, ditën tjetër bie. Referuar bisedave në grupet e komunikimit, ata propozojnë ndërprerjen e protestës dhe rifillimin e saj në tetor, kur të vijnë studentët.

Ndërkaq, është hedhur edhe një ide që protesta të vijojë edhe gjatë verës me rreth 500 vetë. Një tjetër anëtar i grupit organizator thotë se pas 30 ditësh protesta njerëzit janë mërzitur dhe thonë se nuk vazhdohet më kështu. Sipas tij, duhet diçka e re. Në këto rrethana, propozohet sabotimi i koncertit të Kanye West. Ata propozojnë bojkotimin e koncertit ose kthimin e koncertit në protestë ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Biseda fokusohet te lodhja dhe mungesa e shpresës tek njerëzit, të cilët pas 1 muaj protestash thonë se kështu asgjë nuk arrihet dhe se nuk do vijnë më. Megjithatë, theksohet ideja se protesta duhet të vijojë të pompohet në rrjete sociale pasi ndryshe po i vjen fundi. /Prapaskena

 

Lini një koment