Wednesday, 22 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

Dalin pamje të reja brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës shihet me një thes në dorë (VIDEO)

Kanë dalë pamje të reja nga kamerat e sigurisë brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës, ku po hetohet zhdukja e 69 milionë lekëve.

Pamjet, të siguruara nga Top Channel dhe tashmë pjesë e dosjes hetimore, tregojnë ish-shefen e Financës, V. Duni, teksa lëviz në korridoret e institucionit me një thes në dorë.

Në video shihet se, në momentin kur vëren praninë e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, Duni tenton të ndryshojë drejtimin e lëvizjes për ta shmangur. Megjithatë, ajo kthehet pasi thirret nga ish-drejtoresha.

Pamjet ndërpriten në atë moment dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas mes dy ish-zyrtareve.

Materiali filmik është tashmë në dispozicion të hetuesve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të zhdukjes së shumës prej 69 milionë lekësh nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës.

Lini një koment