Thursday, 15 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Dardanët U15 shënojnë fitore ndaj Moldavisë

Dardanët U15 shënojnë fitore ndaj Moldavisë





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 15, 2026

Dardanët U15 shënojnë fitore ndaj Moldavisë


Kombëtarja e Kosovës U15 e ka nisur me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s, që po zhvillohet në Bullgari. Dardanët e rinj kanë triumfuar ndaj Moldavisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të këtij turneu. Kosova kaloi në epërsi në minutën e 14-të, kur Lionel Nikqi realizoi për 1:0. Dardanët e rinj arritën ta ruajnë epërsinë deri në fund të pjesës së parë, kur David Ciorici barazoi shifrat 1:1. Ndërkohë golin e fitores për Dardanët e realizoi në minutën e parë të kohës shtesë, Real Jahiu, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1. Kjo fitore përbën një nisje të mirë për skuadrën e drejtuar nga përzgjedhësi Ilir Nallbani, e cila në këtë turne do të ketë mundësi të fitojë përvojë të vlefshme ndërkombëtare dhe të vazhdojë zhvillimin e futbollistëve të rinj. Në ndeshjen tjetër të këtij turneu, Bullgaria e mposhti Armeninë me rezultat të thellë 8:0. Ndeshjen e radhës Kosova U15 do ta zhvillojë më 17 tetor, kundër Armenisë, me fillim në orën 16:00, ndërsa turneun do ta përmbyllë më 20 tetor, me përballjen ndaj nikoqires, Bullgarisë, që nis në orën 11:00.

Leave a Reply

Lini një koment