E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për çështjen “Partizani” me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në nisje të seancës gjykata vendosi caktimin e ekspertëve për të kryer aktin e ekspertimit për dëshmitarin Isa Tare, nëse vuan nga ndonjë sëmundje që mund të ndikojë në dëshmi, dhe kur u mor në pyetje në vitin 2022 a vuante nga ndonjë sëmundje.

Dëshmitari i parë ishte Rolando Llazari, i cili në periudhën 2002-2011 ka qenë i punësuar në strukturat administrative/pronësore të ministrisë të ministrisë së Mbrojtjes.

I pyetur nga SPAK nëse klubi partizani ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura, u shpreh se zyra e tij nuk ishte në dijeni pasi nuk ishte kompetencë e saj.

SPAK kërkoi kundërshtim të pjesshëm të dëshmisë, ndërsa Malltezi tha se prokuroria e ka gënjyer dëshmitarin sepse nuk i ka vënë në dispozicion planin e përhapjes.

GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kundërshtim të pjesshëm. Gjatë seancës së sotme janë edhe 4 dëshmitarë të tjerë.

Lini një koment