Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDebate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Parlamenti duhet të votojë më së largu me 15 korrik ndarjen e re administrativo-territoriale, por duket se objektivi është pothuajse i paarritshëm.

Mbetja mbrapa me kohën shkaktoi debate në komisionin e posaçëm pasi përfaqësuesit e opozitës thanë se puna po ecën me ritme të ngadalta!

“Nuk kemi kohe qe për 20 dite te zbatojmë ato qe kemi miratuar vete me herët”, tha Luçiano Boçi.

Por mazhoranca nuk ishte e të njëjtit mendim. Bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku u shpreh se afatet janë vënë në bazë të ligjit, e për këtë arsye ato duhet të zbatohen.

“Hesht dhe dëgjo sepse fole sa deshe, vendimi i cili krijon komisionin është një ligj qe ka ca data e ca gjera”, tha Mazniku.

Mazniku la të hapur edhe mundësinë që Kuvendi të ndërhyjë në afatet e komisionit.

“Deri me datën 15 ne duhet ti dorëzojmë Kuvendit nje raport, kuvendi mund te na shtyje afatin”, tha Mazniku.

Ndërkohë kryetarët e Bashkive që ishin ftuar për tu pyetur në Komision kërkuan mbështetje financiare si dhe shtim të burimeve njerëzore.

Lini një koment