E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Debate të forta për “Territorialen”, tensione mes Ramës dhe krybashkiakut të Poliçanit! Përfaqësuesit largohen nga takimi

Debate të forta për “Territorialen”, tensione mes Ramës dhe krybashkiakut të Poliçanit! Përfaqësuesit largohen nga takimi

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale, është shoqëruar me debate dhe tensione mes kreut të qeverisë dhe një grupi qytetarësh nga Poliçani.

Dëgjesa, e zhvilluar në ambientet e një hoteli në Berat, ka marrë një tjetër rrjedhë pas përplasjeve verbale gjatë diskutimit të shqetësimeve të banorëve. Në mesin e përfaqësuesve nga Poliçani ndodhej edhe aktorja Egla Ceno.

Takimi ka nisur me prezantimin e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së tij, përfaqësuesit e Poliçanit kanë kërkuar të marrin fjalën për të paraqitur problematikat që lidhen me zonën e tyre.

Gjatë diskutimit, situata është tensionuar pas një reagimi të Kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrësve. Përplasja verbale është vijuar edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe me aktoren Egla Ceno.

Debati ka bërë që përfaqësia e ardhur nga Poliçani të largohet nga salla, duke ndërprerë pjesëmarrjen në dëgjesën për Reformën Territoriale në shenjë proteste ndaj zhvillimit të takimit.

Lini një koment