Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hart�

Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hart�

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi kërkesën e opozitës për të pezulluar diskutimet mbi hartën e re administrative territoriale me46 bashki që propozojnë socialistët.

Demokratët kërkuan që të pritet edhe konsultimi me qytetarët për nismën e tyre që e ndan vendin me 100 bashki, e më pas Kuvendi t’i trajtojë së bashku dy draftet.

Të dy palët e shpjegojnë nxitimin e shumicës me afatet përzgjedhjet e ardhshme vendore, ndonëse për qëllime të ndryshme.

Kundërshtimi i fundit ndaj projektit të mazhorancës erdhi nga Këshilli Bashkiak i Maliqit, ku 21 anëtarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 prej tyre u shpreh pro.

Lini një koment