Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveDelegacioni i FFK-së për ngushëllime në familjen e Fatjon Bunjakut

Delegacioni i FFK-së për ngushëllime në familjen e Fatjon Bunjakut





June 2026
M T W T F S S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30  

June 7, 2026

Delegacioni i FFK-së për ngushëllime në familjen e Fatjon Bunjakut


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin Bakir Burri, anëtarin e KE-së, Samir Ujkani dhe drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti, qëndruan për kryeshëndoshë në familjen e futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident trafiku, njofton FFK.

Gjatë vizitës, presidenti Ademi i përcolli babait të Fatjonit dhe familjarëve të tij ngushëllimet më të thella në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë komunitetit të futbollit, duke theksuar se ndarja e parakohshme nga jeta e Fatjonit ka prekur thellë mbarë opinionin sportiv.

Fatjoni do të kujtohet gjithmonë si një djalosh i përkushtuar, me ëndrra të mëdha dhe dashuri të veçantë për futbollin. Në këto momente të vështira, jemi pranë jush dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe, u shpreh presidenti Ademi.

Babai i Fatjonit i dhuroi presidentit Ademi fanellën me numrin 9, të cilën e ruante me krenari në shtëpi dhe me të cilën Fatjoni kishte përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës U21.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që e njohën Fatjonin, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Prehu në paqe Fatjon!🕊️

Leave a Reply

Lini një koment