Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveDellova largohet për shkak të lëndimit, mungon Zhegrova, ftohet Fazliji

Dellova largohet për shkak të lëndimit, mungon Zhegrova, ftohet Fazliji





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 27, 2026

Dellova largohet për shkak të lëndimit, mungon Zhegrova, ftohet Fazliji


Futbollisti Lumbardh Dellova është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e zhvilluar të hënën me klubin e tij, CSKA Sofia kundër Ludogorets.

Dellova iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares, me ç’rast u konstatua se ka pësuar frakturë në shputën e këmbës dhe u vërtetua se periudha e rikuperimit do të jetë më e gjatë sesa kohëzgjatja e këtij kampi.

Ndërkaq, Kombëtares në këtë grumbullim, për arsye personale, nuk do t’i bashkohet Edon Zhegrova.

E nga data 28 maj, pjesë e kampit të Kombëtares do të jetë Betim Fazliji, futbollist i skuadrës zvicerane St. Gallen, i cili rikthehet në fanellën dardane pas një kohe të gjatë.

Dardanët do t’i vazhdojnë nesër përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës, me stërvitjen e radhës që mbahet në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Leave a Reply

Lini një koment