Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDendias viziton Katedralen Ortodokse në Tiranë, bën homazhe te varri i Kryepiskopit Anastas

Dendias viziton Katedralen Ortodokse në Tiranë, bën homazhe te varri i Kryepiskopit Anastas

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri dhe takimeve me përfaqësues të lartë të Qeverisë shqiptare, ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani.

“Gjatë vizitës, ministri grek dhe Kryepiskopi Joan zhvilluan një takim dhe bisedë në një atmosferë miqësore, duke shkëmbyer mendime mbi çështje me interes të përbashkët.

Më pas, z. Dendias, i shoqëruar nga Kryepiskopi Joan, vizitoi varrin e Kryepiskopit të ndjerë Anastas Janullatos, ku bëri homazhe në nderim të figurës dhe kontributit të tij”, bëhet me dije në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Lini një koment