Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaDënimi i katërshes së UÇK-së, Kosova reagon

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Kosova reagon

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar katër ish-krerët e UÇK-së, duke shqiptuar dënim prej 25 vjetësh burgim për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet për Kadri Veselin dhe 13 vjet për Rexhep Selimin.

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pas shpalljes së këtij aktgjykimi kanë nisur reagimet e para nga skena politike, familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarët në Kosovë.

Ndiqni LIVE reagimet dhe zhvillimet e fundit nga Kosova dhe Haga.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin babai i saj është dënuar me 25 vjet burgim.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka shprehur bindjen në pafajësinë e babait të saj dhe të bashkëakuzuarve.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.

Lajmi i plotë >>>

Lini një koment