E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dënohet me 7 vite e 4 muaj, por Oltion Bistri nuk gjendet në banesë, prej muajsh jashtë Shqipërisë

Dënohet me 7 vite e 4 muaj, por Oltion Bistri nuk gjendet në banesë, prej muajsh jashtë Shqipërisë

Policia nuk ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit të GJKKO-së për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Ai nuk është gjetur në banesë dhe ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë, siç njofton Shqiptarja.com.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së e dënoi Bistin me 11 vite burg, të reduktuara në 7 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Sipas llogaritjeve të prokurorëve të SPAK-ut, siç raporton Shqiptarja.com, atij i kanë mbetur edhe 3 vite, 10 muaj e 14 ditë për të vuajtur.

Apeli e shpalli fajtor Bistin edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa në shkallë të parë, në vitin 2025, ai ishte dënuar vetëm për zbulim të akteve apo të dhënave sekrete. Gjithashtu u rikthye konfiskimi i 3 apartamenteve, 2 dyqaneve dhe 1 milion eurove cash.

Bistri u arrestua më 27 korrik 2023 dhe u lirua më 18 nëntor të vitit të kaluar, pasi koha e kaluar në paraburgim iu llogarit si e vuajtur — rreth 2 vite e 4 muaj paraburgim u llogaritën si 3 vite e 6 muaj.

Dosja “Metamorfoza” nxori në pah lidhjet mes biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka dhe drejtuesve të policisë e grupit të Bajrave në Shkodër, ndërsa Bistri, sipas hetimeve, e kishte paralajmëruar Gjokën për kontrollet e policisë.

Lini një koment