Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaLa LigaDëshira e madhe e Flick është ylli i Gjermanisë që po shkëlqen në Botëror. Kushton 75 milionë euro

Dëshira e madhe e Flick është ylli i Gjermanisë që po shkëlqen në Botëror. Kushton 75 milionë euro

Pas një sezoni të mirë te Borussia Dortmund, Felix Nmecha po shkëlqen në Botëror me Gjermaninë dhe deri tani mund të konsiderohet si lojtari më i mirë i katër herë kampionëve të botës në këtë turne.

Forma e mirë e mesfushorit 25-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, e sidomos të Barcelonës. Hansi Flick është një fans i madh i Nmecha dhe sipas medieve spanjolle, trajneri gjerman ka kërkuar nga Joan Laporta transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmund, gjatë verës.

Klubi verdhezi ka vendosur një klauzolë 75 milionë euro për Nmecha, por shifra mund të rritet akoma edhe më shumë nëse mesfushori vazhdon të shkëlqejë në Botëror.

Nmecha është nën kontratë me Dortmund deri në vitin 2030, çka e vendos këtë të fundit në një situatë komode në merkato, për të lejuar largimin e mesfushorit vetëm sipas kushteve të tyre.

Lini një koment