Detaje të reja nga tragjedia në Livoç të Gjilanit: dorasi e dërgoi gruan në Emergjencë, viktimat motër e vëlla
Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e pasdites së sotme në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbetën të vrarë dy persona — motër e vëlla, rreth 30 vjeç, siç njofton Klan Kosova.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qendresa Tërshani, vetë i dyshuari e dërgoi gruan e tij në Emergjencën e Gjilanit, por ajo ishte tashmë pa shenja jete dhe u konstatua e vdekur.
Viktima tjetër, vëllai i saj, dyshohet se ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa personi i plagosur është xhaxhai i gruas, bëjnë me dije të njëjtat burime.
Policia e Kosovës është ende në fazën e hetimeve dhe, siç njofton Klan Kosova, motivi i ngjarjes mbetet ende i panjohur në këtë fazë.