Detajet e transferimit të Kristjan Asllanit tek Al Jazira, huazim me detyrim blerje me kushte
Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i Interit, është shumë afër transferimit te klubi arab i Al Jazira-s. Formula e transferimit është ajo e huazimit për 1.5 milionë euro, me detyrim blerjeje me arritjen e disa kushteve të caktuara për shifrën e 5 milionë eurove.
Lojtari është duke diskutuar aktualisht detajet e fundit për sa i përket aspektit personal me skuadrën e Gjirit, para se të fillojë aventurën e re arabe.
Për futbollsitin kuqezi pati edhe disa opsione të tjera nga klube italiane, por duket se pista arabe është më e favorshme akonomikisht, si për Interin, që kërkon ta sistemojë sa më parë, ashtu edhe për vetë Asllanin. Tani pritet që mesfushori të zyrtarizohet tek Al Jazira.