Detroit Pistons barazojnë serinë me Orlando Magic dhe ndërpresin serinë prej 11 humbjesh radhazi në shtëpi në playoff
Detroit Pistons arritën të barazojnë serinë e raundit të parë të Playoffit të NBA-së ndaj Orlando Magic, duke fituar ndeshjen e dytë me rezultat 98-83 në Little Caesars Arena.
Pas një pjesë të parë të barazuar 46-46, Pistons dominuan në çerekun e tretë, ku shënuan 38 pikë kundrejt 16 të Magic, duke marrë një epërsi të qëndrueshme për fitoren përfundimtare.
Kade Cunningham ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Pistons, me 27 pikë, 11 asistime dhe 6 kërcime. Ai u mbështet nga pesë shokë të tjerë skuadre që shënuan në dyshifror, duke ndihmuar që skuadra të rikthehej pas humbjes në ndeshjen e parë.
Tek Magic, Jalen Suggs dhe Paolo Banchero shënuan respektivisht 19 dhe 18 pikë, por skuadra pati një përqindje të ulët gjuajtjesh me 33%, duke shënuar numrin më të ulët të pikëve për sezon.
Kjo fitore i dha Pistons fund një seri prej 11 humbjesh radhazi në ndeshjet e Playoffit në shtëpi, një rekord negativ që datonte që nga viti 2008.
Ndeshja e tretë e serisë do të zhvillohet të shtunën në Orlando.