E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKronikaDetroit: Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 33-vjeçari të zhdukur

Detroit: Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 33-vjeçari të zhdukur

Policia e Detroitit po kërkon ndihmën e publikut për të gjetur një burrë 33-vjeçar që është raportuar i zhdukur prej disa ditësh.

Sipas autoriteteve, Marcus Winfrey nuk është parë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt që prej ditës së enjte, më 9 prill, në zonën e bllokut 11000 të rrugës Courville në Detroit.

Policia bën të ditur se nuk ka informacion mbi veshjen që ai kishte në momentin e zhdukjes.

Familjarët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore. Sipas motrës së tij, Winfrey vuan nga depresioni, çka e bën situatën edhe më urgjente për gjetjen e tij.

Të dhënat e Marcus Winfrey:

  • Mosha: 33 vjeç
  • Gjatësia: 6 këmbë (rreth 183 cm)
  • Pesha: 220 paund (rreth 100 kg)
  • Sytë: kafe
  • Flokët: të zeza

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojnë menjëherë Policinë e Detroitit, në Precinct-in e 9-të në numrin 313-596-5940, ose linjën anonime Crime Stoppers1-800-Speak Up.

Policia thekson se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

Lini një koment