Detroit: Pranon fajin për mashtrim me miliona dollarë nga fondet e pandemisë dhe pandemisë
Një 43-vjeçar nga Detroiti ka pranuar fajësinë në një gjykatë federale për një skemë mashtrimi që përfshinte përfitime papunësie dhe fonSipas autoriteteve federale, Tauheed Salik Wilder, 43 vjeç, u deklarua fajtor për një akuzë për mashtrim elektronik (wire fraud) përpara gjyqtares federale Brandy R. McMillion. Ai përballet me një dënim maksimal deri në 20 vite burg federal.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se Wilder ka paraqitur qindra kërkesa të rreme për përfitime papunësie në disa shtete, përfshirë Michigan dhe Kaliforni, duke përdorur identitetet e personave realë pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.
Pas miratimit të këtyre kërkesave, ai përdorte – ose urdhëronte persona të tjerë të përdornin – karta bankare të lëshuara në emër të viktimave për të tërhequr paratë në formë cash nga bankomatët.
Vetëm nga skema e përfitimeve të papunësisë, humbjet për programet shtetërore arrijnë në rreth 1.8 milionë dollarë.
Përveç kësaj, Wilder aplikoi dhe përfitoi edhe dy kredi në kuadër të programit Paycheck Protection Program (PPP)gjatë pandemisë, në emrin e tij, me një vlerë totale prej rreth 84,000 dollarësh. Në total, dëmi financiar i shkaktuar nga aktiviteti i tij arrin në afro 1.9 milionë dollarë.
Prokurori federal theksoi se mashtrimet ndaj qeverisë përbëjnë një problem serioz ekonomik. “Mashtrimi ndaj qeverisë është në vetvete një pandemi – një fenomen që dëmton taksapaguesit amerikanë dhe dobëson ekonominë,” u shpreh ai, duke shtuar se çdo ndjekje penale përbën “një dozë drejtësie”.
Ndërkohë, drejtuesja e hetimeve kriminale të IRS në Detroit, Karen Wingerd, deklaroi se rasti është pjesë e një operacioni më të gjerë kundër mashtrimeve të periudhës së pandemisë.
“Ky pranim faji është një fitore e rëndësishme për taksapaguesit që respektojnë rregullat dhe nuk abuzojnë me programet e ndihmës si një burim të paligjshëm fitimi,” tha ajo. Wingerd paralajmëroi gjithashtu se autoritetet federale do të vazhdojnë të ndjekin dhe ndëshkojnë çdo person që përfiton në mënyrë të paligjshme nga fondet publike.
Wilder pritet të dënohet më 30 korrik 2026 nga gjyqtarja McMillion.