E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni, që ndodhi sot në rrugën Pejë–Prishtinë, në fshatin Rixhevë të Klinës, siç njofton KosovaPress.

Mes të lënduarve është edhe shoferi i autobusit. Sipas KosovaPress-it, të gjithë të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor pas aksidentit.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Sipas raportimeve, policia u njoftua për aksidentin rreth orës 14:05, ndërsa njësia rajonale e komunikacionit rrugor po e heton rastin për të zbardhur rrethanat e përplasjes.

Lini një koment